Një ngjarje tragjike ka ndodhur të dielën mbrëma në fshatin Maznik të Deçanit, ku babë e bir kanë humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike gjatë larjes së veturës në oborrin e shtëpisë.
Sipas familjarëve, fillimisht ka vdekur 66-vjeçari Xhemajl Mustafaj, ndërsa në përpjekje për ta ndihmuar atë ka ndërruar jetë edhe djali i tij 34-vjeçar, Hasan Mustafaj.
Të dy janë dërguar në QKMF në Deçan pa shenja jete, ku është konfirmuar vdekja e tyre, ndërsa më pas edhe Spitali i Pejës e ka konstatuar vdekjen.
Ky rast ka tronditur familjen Mustafaj dhe gjithë komunitetin në Deçan. Viktimat janë përshkruar si persona të respektuar në fshat, ndërsa 34-vjeçari ka lënë pas bashkëshorten dhe tre fëmijë të vegjël /klankosova