Këto këshilla ju mundësojnë një jetë të shëndetshme




Perimet dhe frutat janë një pjesë e rëndësishme e një diete të shëndetshme, por ekspertët paralajmërojnë se nuk jemi duke i konsumuar sa duhet, përcjell "Zëri.info"/

Ekzistojnë mënyra të ndryshme përmes të cilave ju mund ta përmirësoni shëndetin tuaj, të forconi sistemit imunitar dhe ta pastroni trupin nga toksinat. Ne ju sjellim disa këshilla përmes të cilave ju do të keni një jetë të shëndetshme.
Sallata para darkës e parandalon ngrënien e tepërt
Darka është më së miri të fillohet me sallatë, sepse në atë mënyrë do të konsumoni më shumë perime se zakonisht, thonë ekspertët. Më pas mund të filloni me gjellën kryesore. Këto taktika do të parandalojnë ngrënien e tepërt.
Pemët dhe perimet parandalojnë inflamacionet

Perimet dhe frutat janë një pjesë e rëndësishme e një diete të shëndetshme, por ekspertët paralajmërojnë se nuk jemi duke i konsumuar sa duhet. Mënyra më e mirë për të rritur sasinë e tyre është kombinimi i tyre gjatë vakteve të përditshme. Mund të përzieni lakër jeshile, spinaq, mollë, banane dhe karota, të cilat janë të pasura me antioksidues dhe fitokemikale. Ato mbrojnë kundër sëmundjeve kardiovaskulare, nxisin detoksifikimin dhe ndihmojnë në ndalimin e proceseve inflamatore dhe tumoreve.
Kanella rregullon sheqerin në gjak
Në ushqimin e përditshëm është e rekomanduar për të shtuar kanellë. Kjo erëzë rregullon sheqerin në gjak dhe ul kolesterolin e keq dhe trigliceridet. Përveç kësaj, kanella përmirëson oreksin dhe ndihmon tretjen. Ju mund të shtoni atë në bollgur dhe ushqime të tjera.
Limoni pastron toksinat nga trupi
Shëndeti ndërtohet çdo ditë, prandaj atë mund ta forconi me “hilet” e thjeshta. Është e rekomanduar që për çdo mëngjes të konsumohet një përzierje e ngrohtë me ujë dhe limon, sepse ky kombinim stimulon sistemin e tretjes dhe të mëlçisë. Limoni ndihmon toksinat të largohen nga trupi, duke zvogëluar rrezikun e sëmundjeve.
Çaji i gjelbër pastron mëlçinë dhe mbron trurin
Ka efekte të dobishme në të gjithë trupin, veçanërisht ndaj mëlçisë për ta mbrojtur kundër toksinave. Ky çaj parandalon mbajtjen e toksinave dhe promovon sekretim e tyre më të shpejtë nga trupi. Katehina, një antioksidues në të, ruan shëndetin e trupit dhe parandalon akumulimin e yndyrës. Është i pasur në polifenole që ruajnë shëndetin e qelizave të trurit dhe parandalojnë çmendurinë. Çaji i gjelbër është një zëvendësim i shkëlqyer për kafenë, sepse vepron si një stimulues, prandaj është mirë për ta pirë gjatë gjithë ditës, por jo natën vonë.
Kamomili përmirëson gjumin
Çaji i kamomilit, përveç se ndihmon me fryrjen dhe kapsllëkun, përmirëson edhe gjumin. Çaji nga kamomili relakson, zvogëlon inflamacionin dhe forcon sistemin imunitar. Është e rekomanduar për të pirë atë të nxehtë, pasi varianti i ftohtë mund të ketë efekt të kundërt./Zeri
Share on Google Plus
    Blogger Comment