Merr fund gjithçka! Gjendet i pajetë Julieni 2-vjeçar

Ekipi i shpëtimit ka gjetur ditën e djeshme trupin e Julienit 2-vjeçar, i cili ra në një pus 100 metra të thellë. Trupi i tij u gjet i mbuluar nga një shtresë gurësh dhe rëre që besohej se ishin zhvendosur kur ai u rrëzua në pus.
Alfonso Rodriguez, përfaqësuesi i qeverisë së Andaluzisë shkroi në Twitter:
Fatkeqësisht skuadra e shpëtimit arritën në pikën ku kishte rënë djalosh dhe gjetën trupin e pajetë të tij. Ngushëllime familjarëve, u prehsh në paqe!”
E ditur bëhet edhe se ata janë detyruar të bëjnë dy shpërthime të vogla, për shkak të terrenit të ashpër, në mënyrë që të arrinin në vendin ku kishte ngecur i vogli.
Vogëlushi atë ditë kishte dalë për piknik me prindërit e tij. Ditët e para shpresa ishte e madhe se Julieni mund të ishte gjallë.
Ndërsa prindërit e Julenit janë në gjendje të rënduar psikologjike. Vetëm një vit më parë, atyre u vdiq një fëmijë 3-vjeçar nga zemra papritur, teksa luante në buzë të detit.
Share on Google Plus
    Blogger Comment