Tayna nuk ndalet: A thu kush ka bërë këngë për korrupsion që janë stimulu këta kur kanë qenë të ri?




Tayna reagon sërish.

Tayna reagon sërish ndaj politikanëve, pas kërkesës për të ndaluar transmetimin e këngëve që përmendin lëndë narkotike.
Ajo me anë të një postimi ka thënë se është detyrë e prindërve që të edukojnë fëmijët se çfarë të dëgjojnë e çfarë të shikojnë e çfarë jo, përcjell Gazeta Express.
Tani me një postim tjetër, reperja thotë direkt për politikanët: “A thu kush ka bërë këngë për korrupsion që janë stimulu këta kur kanë qenë të ri”. 


Këtë Tayna e thotë pasi akuzat e deputetit që ka bërë kërkesën për të mos përdorur këto fjalë në këngë kanë qenë me arsyetimin se të rinjtë inspirohen dhe stimulohen nga këto këngë për të përdorur lëndë narkotike./Gazeta Express


Share on Google Plus
    Blogger Comment